Punimet e bindjes vazhdojnë të japin rezultate, numri i terroristëve të dorëzuar arriti në 112

Punimet e kryera nga elementët e policisë dhe xhandarmerisë për bindjen e terroristëve për t’u dorëzuar po vazhdojnë pandërprerë.

1459672
Punimet e bindjes vazhdojnë të japin rezultate, numri i terroristëve të dorëzuar arriti në 112

Si rezultat i punimeve të bindjes pranë forcave turke të sigurisëSanliurfa u vetdorëzuan 2 terroristë të PKK-së.

Kështu numri i terroristëve të dorëzuar prej janarit e këtej u rrit në 112.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme punimet e kryera nga elementët e policisë dhe xhandarmerisë për bindjen e terroristëve për t’u dorëzuar po vazhdojnë pandërprerë.

Në këtë kuadër si rezultat i punimeve të bindjes të kryera nga Komanda e Xhandarmerisë e Rrethit Sirnak, pranë forcave të sigurisë u vetdorëzuan 2 terroristë të PKK-së, për të cilët u përcaktua se iu bashkëngjitën organizatës në vitin 2014 dhe 2015.

Ndërkaq në zonën e Operacionit “Dega e Ullirit”Siri, janë kapur dhe ndaluar 2 terroristë të PKK/YPG-së.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në llogarinë e saj në Twitter, u zbulua se 2 terroristët e PKK/YPG-së ishin duke zhvilluar aktivitete terroriste për prishjen e qetësisë dhe sigurisë në zonë e operacionit në fjalë.

Bëhet e ditur se terroristët janë kapur dhe ndaluar pa i arritur qëllimet e tyre tradhtare.

 


Lajme të ngjashme