“Pretendimet e Greqisë për platformën kontinentale janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”

Turqia bëri të ditur se pretendimet maksimaliste të Greqisë për platformën kontinentale, janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, praktikë gjyqësore dhe vendimet gjyqësore.

1459609
“Pretendimet e Greqisë për platformën kontinentale janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”

Turqia bëri të ditur se pretendimet maksimaliste të Greqisë për platformën kontinentale, janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, praktikë gjyqësore dhe vendimet gjyqësore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy u përgjigj me shkrim në pyetjen në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për aktivitetet e sondimit të anijes “Oruç Reis” në Mesdheun Lindor.

Aksoy rikujtoi se Turqia njoftoi opinionin publik me një njoftim ndërkombëtar për marinarët (NAVTEX) se anija e sondimit “Oruç Reis” në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të kërkimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor prej 21 korrikut do të fillojë me punime të reja të studimeve sizmike.

Zëdhënësi theksoi se zona ku do të zhvillohen punimet ndodhet brenda kufijve të platformës kontinentale të njoftuar nga Turqia në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe në kuadër të licencës së lëshuar nga qeveria turke për Korporatën Turke të Naftës (TPAO) në vitin 2012, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në një pjesë të platformës në fjalë anija jonë për studime sizmike ‘Hayrettin Pasa’ ka bërë kërkime gjatë viteve që lamë pas. Përkundër kësaj, Greqia kishte kundërshtuar këtë veprimtari kërkimore dhe ka pretenduar se zona e kërkimit ndodhet në platformën e saj kontinentale. Greqia e mbështet këtë pohim në ekzistencën e ishujve larg territorit të saj, veçanërisht të ishullit Meis. Këto pretendime maksimaliste të Greqisë për platformën kontinentale, janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, praktikë gjyqësore dhe vendimet gjyqësore”.

Aksoy nënvizuar se krijimi i një zone të platformës kontinentale 40.000 kilometra katror nëpërmjet një ishulli me një sipërfaqe prej 10 kilometrash katror, ​​që ndodhet 2 kilometra larg nga Anadolli dhe 580 kilometra nga territori grek, nuk është një tezë juridike racionale dhe ndërkombëtare, ndërsa tha se “Për këtë arsye i hidhin poshtë pretendimet e Greqisë”.

“Megjithëse Turqia me çdo rast përsërit thirrjen e saj për dialog me Greqinë në të gjitha nivelet, ajo do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat legjitime që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar”, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy.

 


Lajme të ngjashme