Turqia do të hapë ambasadë në Togo

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu zhvilloi një vizitë në Togo me ftesë të homologut të tij Robert Dussey.

1458824
Turqia do të hapë ambasadë në Togo

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu njoftoi se kanë vendosur të hapin një ambasadë në Togo të Afrikës Perëndimore.

Mevlut Çavusoglu u prononcua pas pritjes së tij në kuadër të vizitës zyrtare nga Presidenti i Togos, Faure Gnassingbe.

Duke vënë në dukje se Togon e viziton me një delegacion të gjerë ministri Çavusoglu u shpreh i lumtur që është ministri i parë i Jashtëm turk që viziton Togon dhe se i përcolli përshëndetjen dhe urimet e Presidentit Erdogan.

Në mes tjerash shefi i diplomacisë turke tha: “Jemi këtu për të biseduar për mënyrat e zhvillimi të marrëdhënieve dypalëshe, gjithashtu morëm vendim për të hapur ambasadë këtu. I bëmë një vlerësim se si dhe kur mund ta hapim ambasadën tonë. Gjithashtu para një muaji vëllai im (ministri i Jashtëm) Robert Dussey më ftoi për vizitë. Jam i lumtur që ndodhem këtu”.

 


Lajme të ngjashme