Turqia dhe Katari rikonfirmojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar pati një takim me homologun e tij katars, Khalid bin Mohammad Al-Attiyah.

1458952
Turqia dhe Katari rikonfirmojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri Akar e priti me ceremoni ushtarake mysafirin e tij në hyrje të Ministrisë së Mbrojtjes në Ankara.

Pas nënshkrimit të Librit të Nderit të dy ministrat zhvilluan një takim kokë më kokë, ku përveç çështjeve rajonale ata shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis dy vendeve.

Akar tha se partneriteti strategjik midis dy vendeve vazhdon në shumë fusha.

"Ne e vlerësojmë dhe ju jemi mirënjohës për mbështetjen e konsiderueshme dhe serioze ndaj qeverisë legjitime në Libi dhe për sigurimin e mjedisit të qëndrueshëm këtu", i tha ministri Akar homologut kataras.

Bëhet e ditur se vizita në fjalë ishte në cilësinë e vazhdimit të vizitës zyrtare, që ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar realizoi fundjavën e kaluar në Katar dhe ishte një mundësi tjetër që Turqia dhe Katari, dy vende me marrëdhënie bilaterale në një nivel të shkëlqyeshëm, të trajtojnë hollësisht edhe një herë zhvillimet aktuale. 

Gjatë vizitës në Katar ministri Akar ishte pritur në takim nga Emiri Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani.

 


Lajme të ngjashme