Ministri Akar priti në takim ministrat e Brendshëm të Libisë dhe Maltës

Gjatë takimit mes ministrave u diskutuan çështjet e bashkëpunimit rajonal, mbrojtjes dhe sigurisë si dhe punimet për kontributin për vendosjen e stabilitetit rajonal dhe paqes.

1458329
Ministri Akar priti në takim ministrat e Brendshëm të Libisë dhe Maltës

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Libisë, Fethi Bashaga.

Bashaga u prit me një ceremoni ushtarake nga ministri Akar në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare.

Pas nënshkrimit të librit të nderit ministri Bashaga kaloi në takim kokë më kokë me ministrin Akar.

Akar më vonë u takua me ministrin maltez të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjet e Brendshme Byron Camilleri.

Pas takimit kokë më kokë mes ministrave Akar dhe Camilleri u mbajt një takim tresh mes ministrave në fjalë.

Gjatë takimit, u diskutuan çështjet e bashkëpunimit rajonal, mbrojtjes dhe sigurisë si dhe punimet për kontributin për vendosjen e stabilitetit rajonal dhe paqes.

 


Lajme të ngjashme