Automobili inteligjent i Turqisë do të prodhohet në impiantin poashtu inteligjent

Me ndërtimin e Qendrës së Dizajnit dhe Prodhimit të Platformës TOGG, Turqia la pas një prag të rëndësishëm.

1457656
Automobili inteligjent i Turqisë do të prodhohet në impiantin poashtu inteligjent

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank tha se automobili inteligjent i Turqisë, miqësor me mjedisi, do të prodhohet në një impiant me veçori të njëjta.

Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e fillimit të punimeve të ndërtimit të Qendrës së Dizajnit dhe Prodhimit të Platformës TOGG, Varank tha se automobili i Turqisë la pas një prag të rëndësishëm, ndërsa vijoi duke thënë se automobili inteligjent dhe miqësor me mjedisin do të prodhohet në një impiant të tillë.

Duke vënë në dukje se projekti i automobilit të Turqisë është më shumë se një prodhim i automobilit, ministri Varank tha: “Ne me anë të automobilit të Turqisë jemi duke krijuar një markë globale në këtë sektor dhe hapim rrugë furnizuesve, të cilët kontribuojnë në këtë proces, të bëhen markë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme, aq e çmuar të prodhosh një veturë kombëtare”.

Pas daljes nga linja e prodhimit të automjetit të parë në fund të vitit 2022, synohet që deri në vitit 2030 në tregun botëror të lëshohet 1 milion automobila në 5 modele të ndryshme.

 


Lajme të ngjashme