Publikohet pjesa për Shqipërinë e serialit “15 Korrik, 15 panele” të Komunikimeve të Presidencës

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës publikoi pjesën për Shqipërinë të serisë së seminarit në internet (webinar) me titull “15 Korrik, 15 panele” që ajo ka përgatitur.

1457346
Publikohet pjesa për Shqipërinë e serialit “15 Korrik, 15 panele” të Komunikimeve të Presidencës

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës publikoi pjesën për Shqipërinë të serisë së seminarit në internet (webinar) me titull “15 Korrik, 15 panele” që ajo ka përgatitur.

Në panelin e organizuar nën drejtimin e Sekretares për Media të Ambasadës së Turqisë në Athinë,Duygu Leloğlu mori pjesë Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, Ambasadori i Shqipërisë në pension Abdi Baleta dhe regjisori shkrimtar Armand Bora.

Në fjalimin e tij Ambasadori Yoruk tha se organizata terroriste gyleniste (FETO) ka filluar të thurë rrjetën e saj që prej viteve 1970 dhe e ka prezantuar veten në fillim si një lëvizje humanitare dhe arsimor, por më vonë ka treguar fytyrën e vërtetë.

Ai bëri të ditur se popullit turk, natën e 15 korrikut duke dalë në rrugë në mbarë vendin mbrojti demokracinë, që është një vlerë universale.

Ambasadori turk nënvizoi se FETO është i pranishëm në shumë vende të botës dhe duke u infiltruar në qeveri ka si objektivë të zgjerojë ndikimin e saj në ekonomi, legjislativ dhe politikë.

Pas 15 korrikut FETO përpiqet të qëndrojë në këmbë me aktivitetet jashtë shtetit, tha Murat Ahmet Yoruk dhe shtoi: “Ne vazhdojmë të paralajmërojmë miqtë tanë”.

Ai theksoi se FETO do të vazhdojë të helmojë marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë dhe shtoi: “Por as qeveritë tona dhe as popujt tanë miq nuk do të bien pre e kurtheve të FETO-s”.

Kurse ish-ambasadori Baleta shprehu mendimin e tij se deri më tentativën e grushtshtetit në 15 korrik 2016 në Shqipëri nuk ishte dëgjuar fjala (FETO) dhe bëri të ditur se këtë e mësuan pas 15 korrikut.

Ai tha se Turqia ka të drejtë të paralajmërojë Shqipërinë ndaj një rreziku të tillë si FETO.

Kurse regjisori Bora u shpreh se në Shqipëri ka një prezencë të madhe të FETO-s dhe shtoi: “Faktikisht deri më 15 korrik nuk kishin shumë njohuri për FETO-n dhe aktivitetet e saj. Duke filluar nga kjo datë, falë informacioneve të drejta në kohën e duhur FETO u bë më i qartë në opinionin tonë publik”.



Lajme të ngjashme