Qartësohet programi për rihapjen e xhamisë së Shën-Sofisë

Në ceremoninë e rihapjes së xhamisë për adhurim, në fillim do të lexohet Kurani pastaj besimtarët do të falen.

1457056
Qartësohet programi për rihapjen e xhamisë së Shën-Sofisë

Xhamia e Shën-Sofisë pas 84 vitesh do të çelet më 24 korrik.

Në ceremoninë e rihapjes së xhamisë për adhurim, në fillim do të lexohet Kurani pastaj besimtarët do të falen.

Në namazin e xhumasë, për shkak masave të marra ndaj epidemisë e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) brenda në xhami do të ketë një numër të kufizuar besimtarësh. Pritet që namazi të drejtohet nga Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare, Ali Erbas.

Namazi do të mund të falet edhe jashtë xhamisë duke respektuar rregullat e distancës sociale.

Qytetarët do të mund të falin namazin edhe në sheshin “Sulltan Ahmet”. Për qytetarët që do të vijnë për t’u falur do të shpërndahen maska, dezinfektues dhe sixhade.  

Në mbledhjen përgatitore të zhvilluar nga Prefektura e Stambollit u përcaktuan edhe masat që do të merren ditën e çeljes së xhamisë Shën-Sofia. Sipas kësaj më 24 korrik sheshi “Sulltan Ahmet” dhe zona përreth do të mbyllet në kuadër të masave të sigurisë. Në rrugë nuk do të lejohen automobilat dhe tramvaji nuk do të punojë. Në shesh do të jenë në detyrë 17 mijë policë.   

Me vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative (Këshilli i Shtetit) u anulua vendimi i Këshillit të Ministrave me datë 24 nëntor 1934 për kthimin e Shën-Sofisë nga xhami në muze. Në këtë mënyrë u hap rruga që Shën-Sofia të hapet për adhurim si xhami.

“Duke përfunduar me shpejtësi përgatitjet, ditën e premte më 24 korrik planifikojmë të hapim Shën-Sofinë për adhurim së bashku me namazin e xhumasë”, kishte thënë Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

 


Lajme të ngjashme