Turqi – Në operacionet e brendshme antiterror bien dëshmorë 2 policë të njësisë speciale

Gjatë operacioneve të brendshme antiterror të kryera në zonën rurale të fshatit Dogan të nënprefekturës Pervar të rrethit Siirt u plagosën 2 policë të njësisë speciale, të cilët krahas të gjitha ndërhyrjeve mjekësore nuk arritën të shpëtohen.

1456145
Turqi – Në operacionet e brendshme antiterror bien dëshmorë 2 policë të njësisë speciale

Gjatë operacioneve të brendshme antiterror të kryera në zonën rurale të fshatit Dogan të nënprefekturës Pervar të rrethit Siirt u plagosën 2 policë të njësisë speciale, të cilët krahas të gjitha ndërhyrjeve mjekësore nuk arritën të shpëtohen dhe ranë dëshmorë.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të operacionit të kryer më 15 korrik nga Komanda e Xhandarmerisë e rrethit Siirt në zonën rurale Degirmentasi u jetuan përleshje të armatosura me pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK. Në këto përleshje u plagosën 4 policë të njësisë speciale, ku dy në gjendje të rëndë.

Policët e plagosur u transferuan me helikopter në spitalin ushtarak në Sirnak. Dy policët e plagosur rëndë nuk arritën të shpëtohen krahas të gjitha ndërhyrjeve mjekësore dhe ranë dëshmorë.

 


Lajme të ngjashme