Nënshkruhet protokolli për Shën-Sofinë

Ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit me Entin e Çështjeve Fetare (Diyanet) u nënshkrua protokolli në lidhje me aktivitetet e mbrojtjes, zhvillimit, promovimit dhe udhëheqjes së xhamisë së Shën-Sofisë.

1456374
Nënshkruhet protokolli për Shën-Sofinë

Ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit me Entin e Çështjeve Fetare (Diyanet) u nënshkrua protokolli në lidhje me aktivitetet e mbrojtjes, zhvillimit, promovimit dhe udhëheqjes së xhamisë së Shën-Sofisë.

Nënshkrimi i protokollit u bë në Sallën e Konferencës së Shtëpisë Mediatike të Entit të Çështjeve Fetare

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy në fjalën e rastit tha se askush nuk duhet të ketë dyshim se xhamia e Shën-Sofisë do të mbrohet me kujdes dhe shtoi: “Ashtu siç i kemi dalë për Zot origjinalitetit dhe vlerave universale të Shën-Sofisë që përfshijnë cilësitë konkrete dhe jo konkrete, edhe këtej e tutje do të tregojmë kujdes maksimal të gjithë së bashku. Para së gjithash këto janë vlerat tona kombëtare dhe morale dhe një borxh që i kemi të shkuarës. Gjithashtu kjo vjen edhe nga ndjeshmëria dhe sinqeriteti i përhershëm i Turqisë për parimet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore”.  

Duke theksuar se Xhamia e Shën-Sofisë do të jetë e hapur falas për turistët vendas dhe të huaj, Ersoy u shpreh që protokolli të jetë në të mirë dhe dobi të vendit dhe kombit.   

Edhe Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare, Ali Erbas tha se me strukturën arkitekturore të xhamisë së Shën-Sofisë, me të shkuarën e saj ajo është një vlerë nga e cila mund të përfitojnë njerëzit e të gjitha besimeve.

“Ne na bie detyra të mbrojmë këtë trashëgimi”, tha Erbas.

Pas fjalimeve  Ersoy dhe Erbash nënshkruan protokollin.

 


Lajme të ngjashme