Forcat e Armatosura të Turqisë neutralizojnë 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Gjatë operacioneve ajrore që Forcat e Armatosura të Turqisë kryen në veri të Irakut janë neutralizuar 3 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

1456167

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se në kuadër të operacionit “Kthetra-Tigri” që vazhdojnë me sukses në rajonin Haftanin në veri të Irakut u zbuluan 3 terroristë të PKK-së.

Në mes të tjerash në deklaratë thuhet se terroristët u neutralizuan me anë të një operacioni ajror, ndërsa bëhet e ditur se operacionet do të vazhdojnë deri në neutralizimin e terroristit të fundit.

Nga ana tjetër në rajonin e operacionit “Dega e Ullirit” në Siri janë kapur 4 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.

Sipas një postimi të bërë në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Twitter thuhet: “4 terroristë të PKK/YPG, të cilët u zbuluan se kryenin veprimtari terroriste për të prishur mjedisin e paqes dhe sigurisë në rajonin e operacionit ‘Dega e Ullirit’, u arrestuan pa realizuar ambiciet e tyre të pabesë.

Lajme të ngjashme