Erdogan bën thirrje për mbështetjen e kauzës së Turqisë së madhe dhe të fuqishme

Në fjalimin e mbajtur në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Presidenti Recep Tayyip Erdogan theksoi se 15 Korriku është hallka në e fundit e zinxhirit të luftës për jetë a vdekje që është bërë në këto toka prej shekujsh.

1455664
Erdogan bën thirrje për mbështetjen e kauzës së Turqisë së madhe dhe të fuqishme

Në fjalimin e mbajtur në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Presidenti Recep Tayyip Erdogan theksoi se 15 Korriku është hallka në e fundit e zinxhirit të luftës për jetë a vdekje që është bërë në këto toka prej shekujsh.  

Ai tërhoqi vëmendjen se marrja në objektivë e kuvendit nga ana e tradhtarëve të FETO-s natën e 15 korrikut nuk ishte një përzgjedhje e rastit, dhe shtoi: "Nëse do të kishin mundur (pasur fuqi të mjaftueshme), të jeni të bindur se ata nuk do linin gurë mbi gurë në kuvend dhe nuk do të hezitonin të vrisnin presidentin, kryeministrin dhe të gjithë zyrtarët e zgjedhur (me votat e popullit) të këtij vendi".

Erdogan tha se 15 Korriku nuk ishte një tentativë e çfarëdoshme grushtshteti dhe shtoi: “15 Korriku është hallka në e fundit e zinxhirit të luftës për jetë a vdekje që kemi bërë në tokat tona për shekuj me radhë. Pas tij fshehën hesape shumë të mëdha dhe data në të cilën u bë, është një pikëkthesë (për Turqinë). Për inat të ambiciozëve që për interesat e veta janë të gatshëm t’i vejnë zjarrin Turqisë, ashtu siç nevojitej, natën e 15 korrikut, duke u mbështetur me popullin krah për krah do të vazhdojmë të mbrojmë atdheun, demokracinë dhe pavarësinë tonë”.

Ai i bëri thirrje të gjithë atyre me detyrë nën çatinë e kuvendit që të mbështesin kauzën e Turqisë së madhe dhe të fuqishme.  

“Ejani t’i dalim të gjithë bashkë për zot amanetit të dëshmoreve. Ejani të ecim bashkë drejt objektivave të 2023. Le të ecim bashkë drejt të nesërmes së ndritur”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan në ceremoninë e zhvilluar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë me rastin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.  

 



Lajme të ngjashme