15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar

Kanë kaluar 4 vjet nga tentativa për grushtshteti e organizatës terroriste gyleniste (FETO).

1455208
15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar
15 Temmuz 2020.3.jpeg
15 Temmuz 4. Yıl (25).jpg
15_temmuz_yildonumu5.jpg
15 Temmuz 4. Yıl (24).jpg
15 Temmuz 4. Yıl (22).jpg
15 Temmuz 4. Yıl (21).jpg

Kanë kaluar 4 vjet nga tentativa për grushtshteti e organizatës terroriste gyleniste (FETO).

Përvjetori i shtypjes së nismës tradhtare festohet si "15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar".

Turqia, në 4-vjetorin e Fitores së 15 Korrikut, evokon dëshmorët e saj që dhanë jetën pa hezituar për atdheun dhe flamurin.

Në Përmendoren e 15 Korrikut ku janë gdhendur 4 figura që personifikojnë “një komb, një flamur, një atdhe dhe një shtet” Presidenti Recep Tayyip Erdogan vendosi lule së bashku me policët, ushtarët dhe veteranët.

Më pas ai mori pjesë në Programin e Evokimit të Dëshmorëve të 15 Korrikut, që zhvillohet në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Në fjalimin e mbajtur në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Presidenti Recep Tayyip Erdogan theksoi se 15 Korriku është hallka në e fundit e zinxhirit të luftës për jetë a vdekje që është bërë në këto toka prej shekujsh.  

Ai tërhoqi vëmendjen se marrja në objektivë e kuvendit nga ana e tradhtarëve të FETO-s natën e 15 korrikut nuk ishte një përzgjedhje e rastit, dhe shtoi: "Nëse do të kishin mundur (pasur fuqi të mjaftueshme), të jeni të bindur se ata nuk do linin gurë mbi gurë në kuvend dhe nuk do të hezitonin të vrisnin presidentin, kryeministrin dhe të gjithë zyrtarët e zgjedhur (me votat e popullit) të këtij vendi".

Erdogan tha se 15 Korriku nuk ishte një tentativë e çfarëdoshme grushtshteti dhe shtoi: “15 Korriku është hallka në e fundit e zinxhirit të luftës për jetë a vdekje që kemi bërë në tokat tona për shekuj me radhë. Pas tij fshehën hesape shumë të mëdha dhe data në të cilën u bë, është një pikëkthesë (për Turqinë). Për inat të ambiciozëve që për interesat e veta janë të gatshëm t’i vejnë zjarrin Turqisë, ashtu siç nevojitej, natën e 15 korrikut, duke u mbështetur me popullin krah për krah do të vazhdojmë të mbrojmë atdheun, demokracinë dhe pavarësinë tonë”.

Ai i bëri thirrje të gjithë atyre me detyrë nën çatinë e kuvendit që të mbështesin kauzën e Turqisë së madhe dhe të fuqishme.  

“Ejani t’i dalim të gjithë bashkë për zot amanetit të dëshmoreve. Ejani të ecim bashkë drejt objektivave të 2023. Le të ecim bashkë drejt të nesërmes së ndritur”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan në ceremoninë e zhvilluar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë me rastin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.   

 

Në programin e zhvilluar në Kompleksin Presidencial me rastin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, Presidenti Recep Tayyip Erdogan iu drejtua familjeve të dëshmorëve.

 

“Atë natë (15 Korrik) kombi ynë, si një trup i vetëm 83 milionësh, arriti një fitore që u shkrua me shkronja të arta në histori, që nuk do të harrohet kurrë dhe do të flitet gjithmonë për të”, tha Erdogan.

 

Ai tërhoqi vëmendjen se vazhdon lufta kundër FETO-s dhe shtoi: “Deri më sot kemi kapur rreth 100 të arratisur të FETO-s jashtë shtetit dhe ia kemi dorëzuar drejtësisë. Në 18 vende, 214 shkolla të FETO-s i janë dorëzuar Fondacionit Maarif ndërsa në 34 vende siguruam mbylljen e strofkave të tyre. Deri sa edhe pjesëtari i fundit i FETO-s të dalë përpara drejtësisë ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën brenda dhe jashtë vendit”.  

Në kuadër të "15 Korrikut – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar" këtë vit do të zhvillohen gjithsej 2 mijë e 238 programe, nga këto ministritë dhe institucionet publike 1 mijë e 609 aktivitete, universitetet 521, organizatat joqeveritare 108 kurse jashtë shtetit do të zhvillohen 752 aktivitete.

 

 



Lajme të ngjashme