Turqia ngushëllon Afganistanin për viktimat e sulmit terrorist

Turqia publikoi një mesazh ngushëllimi për viktimat e sulmit terrorist në Afganistan.

1454614
Turqia ngushëllon Afganistanin për viktimat e sulmit terrorist

Turqia publikoi një mesazh ngushëllimi për viktimat e sulmit terrorist në Afganistan.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se është mësuar me trishtim për sulmin terrorist që mori në shënjestër Drejtorinë e Sigurisë Kombëtare (NDS) në provincën SamanganAfganistanit që rezultoi me humbje e jetëve të shumë njerëzve.

Në mes të tjerash në deklaratë, ku shprehen ngushëllime për viktimat e këtij sulmi, thuhet: “Ne bëjmë thirrje për dhënie fund të menjëhershëm të dhunës, ndërsa palëve që ende besojnë se mund të arrijnë qëllimet e tyre përmes dhunës, të heqin dorë nga këto akte dhe të punojnë për paqen në përputhje me pritjet e popullit afgan, veçanërisht në këtë periudhë kur ekziston një mundësi serioze për vendosjen e paqes”.

Në sulmin e krye të hënën me autobombë ndaj ndërtesës së shërbimit kombëtar të inteligjencës në provincën Samangan në veri të Afganistanit, u vranë 13 punonjës të inteligjencës dhe u plagosën 65 njerëz, shumica e tyre civilë.



Lajme të ngjashme