TRT sjell në ekran programe dhe dokumentarë në 4-vjetorin e tentativës për grushtshteti

Në 4-vjetorin e tentativës për grushtshteti më 15 korrik 2016 nga ana e organizatës terroriste gyleniste (FETO), në ekranet e Radio Televizionit të Turqisë (TRT),me anë të transmetimeve të veçanta, do të përkujtohen heronjtë që atë natë shkruan epope.

1454888
TRT sjell në ekran programe dhe dokumentarë në 4-vjetorin e tentativës për grushtshteti

Në 4-vjetorin e tentativës për grushtshteti më 15 korrik 2016 nga ana e organizatës terroriste gyleniste (FETO), në ekranet e Radio Televizionit të Turqisë (TRT),me anë të transmetimeve të veçanta, do të përkujtohen heronjtë që atë natë shkruan epope.

TRT, me përmbajtjet që do të sjellë në ekran, përkujton 4-vjetorin e tentativës tradhtare për grushtshteti të 15 korrikut.

Dy shokë që arritën të shpëtojnë nga duart e terroristëve, Oguz dhe Bekir, pas 6 viztesh, marrin pjesë në Ekipin e 8-të Luftarak të Kërkim Shpëtimit të Forcave Speciale. Misioni special i ekipit është të shpëtojë gazetaren Ceyda Balaban, e cila ishte rrëmbyer nga një organizatë terroriste në veri të Irakut. Por këtë radhë armiku nuk është vetëm një, ashtu si në të kaluarën. Filmi “Mali 2 (Dag 2)” do të shfaqet sot (e martë 14 korrik) në orën 20.00 (me orën e Turqisë) në ekranin e TRT 1.  

Kur natën e 15 korrikut u bombardua Departamenti i Operacioneve Speciale, që ishte foleja e tyre, Börü që ishte ekipi më spikatës i përgatitur për të luftuar pa frikë, luftoi për të mbrojtur vendin. Filmi "Börü" ku shpjegohet heroizmi i treguar nga heronjtë për të mbrojtur atdheun me jetën e tyre, do të transmetohet në ekranin e TRT në orën 20.00 (me orën e Turqisë), të mërkurën më 15 korrik.

Dokumenti “Rrjeti: Kodet e Tradhtisë” ku shpjegohen të fshehtat më intime që nuk i dinin as vetë anëtarët e FETO-s, do të transmetohet të enjten më 16 korrik në orën 01.10 në ekranin e TRT 1.

Në episodin e 17-të të programit “Mbi tokë” të ekranit të TRT 2, shpjegohet jeta e Safak Tavkul. Tavkul bëri shfaqi në mënyrë pamore epopenë e 15 korrikut me vizatimet dhe pikturat e tij. Ky emision do të transmetohet ditën e mërkurë më 15 korrik në orën 10.15 në TRT 2.

Dokumentari i shkurtër "My City, My Country" i përgatitur në mënyrë të posaçme nga ana e TRT, shpjegohen ato që jetoi vajza e re e quajtur "Goncagül", e cila jetonte në Stamboll. Ajo i përcjell në ekran pamjet që xhiroi me telefonin e saj. Dokumentari do të transmetohet në 20.00 në TRT 2.

Gjithashtu do të transmetohen edhe dokuemtaret “Anatomia e 15 korrikut, nga nisma për pushtim tek rizgjimi”, si dhe dokumentarët dhe reportazhet në lidhje me dëshmorët dhe veteranët e asaj dite.  



Lajme të ngjashme