“Populli turk shkroi me sukses historinë kundër një përpjekje për grusht shteti, më 15 korrik 2016”

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun postoi videon e filmit “Milat” të përgatitur enkas nga dikasteri që drejton për tentativën e dështuar të grusht shtetit më 15 korrik.

1454960
“Populli turk shkroi me sukses historinë kundër një përpjekje për grusht shteti, më 15 korrik 2016”

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun postoi videon e filmit “Milat” të përgatitur enkas nga dikasteri që drejton për tentativën e dështuar të grusht shtetit më 15 korrik.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në median sociale Twitter në anglisht Altun shkruan: “Populli turk e shkroi me sukses historinë kundër një përpjekje për grusht shteti, më 15 korrik. Ne mbrojtëm së bashku demokracinë, pavarësinë dhe lirinë. I kujtojmë me respekt heronjtë tanë që ranë dëshmorë edhe pas 4 vitesh”, ndërsa postoi edhe videon e një filmi të përgatitur nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës në lidhje me fitoren e popullit turk kundër përpjekjes për grusht shteti, më 15 korrik, që paraqet një pikëkthesë përsa i përket historisë së demokracisë botërore.

Në film zë vend përgjigjja e dhënë profesorit nga një student turk, i cili studionte jashtë shtetit dhe që kundërshtonte tentativën për grusht shteti më 15 korrik.

Pas fjalëve të lektorit se “Sipas një artikulli, pati 236 grushte të suksesshme ushtarake në botë pas vitit 1950, askush nga njerëzit e paarmatosur nuk mund të tregonte një shembull të vullnetit civil kundër forcave të armatosura në të njëjtën kohë me përpjekjen për grusht shteti për shkak të çekuilibrit asimetrik të pushtetit. Fatkeqësisht, nuk ka pasur asnjë përpjekje për grusht shteti në historinë e botës që është parandaluar nga rezistenca e njerëzve”, studenti turk thotë: “Deri natën e 15 korrikut 2016. Kombi turk u bashkua për të ardhmen e vendit të tij për demokracinë atë natë, sakrifikoi jetën dhe bëri histori duke e parandaluar këtë përpjekje të pabesë për grusht shteti. Kombi turk atë natë shkroi një epope. Kjo paraqet një pikëkthesë për historinë e grusht shteteve në botë dhe demokracinë”.

 


Lajme të ngjashme