Erdogan: Turqia e ka kaluar kulmin e Covid-19

Në një dalje para gazetarëve pas mbledhjes së kabinetit Presidenti Erdoan tha të martën në mbrëmje se Turqia e ka lënë prapa tashmë kulmin të pandemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

1455081
Erdogan: Turqia e ka kaluar kulmin e Covid-19

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka njoftuar përfundimin e kulmit të pandemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) në Turqi.

Në deklaratat që bëri pas mbledhjes së kabinetit presidencial Erdoani tha se Turqia dha një shembull të suksesshëm me luftën e saj kundër pandemisë dhe e cilësoi si zhvillim të kënaqshëm trendin sërish në rënie të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja.

Presidenti njoftoi se kufizimet do të vazhdojnë edhe për pak kohë akoma deri sa numri i infeksioneve ti afrohet zeros.

“Shën-Sofia nuk është kthyer nga kishë në xhami, por nga muze në xhami”

Lidhur me rihapjen për adhurim të Shën-Sofisë, kreu i shtetit turk tha se Shën-Sofia nuk është kthyer nga kishë në xhami, por nga muze në xhami.

"Xhamia e Shën-Sofisë, e cila ishte marrë në dorëzim në një gjendje të shkatërruar, është shndërruar në një vepër që na përket neve", tha Erdoan dhe theksoi se karakteri i saj si një trashëgimi kulturore do të ruhet edhe në të ardhmen.

"Ne jemi ata që do të marrim vendime për çështje që kanë të bëjnë me lirinë dhe të drejtat e kombit tonë, përfshirë kryesisht Shën-Sofinë," theksoi ai.

Presidenti Erdogan kujtoi gjithashtu se numri i vendeve të adhurimit në Turqi në raport me popullsinë jomyslimane është 4-5 herë më i lartë se numri i objekteve të adhurimit që i takojnë në Evropë popullsisë myslimane. Ai tha se Turqia ende përballet me standarde të dyfishta.

Erdogan: Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Azerbajxhanit me të gjitha mundësitë që kemi

Duke vlerësuar sulmet e Armenisë ndaj vendit mik dhe vëlla të Azerbajxhanit Presidenti Erdoan i dënoi ashpër sulmet duke thënë:

"Ne do të vazhdojmë të jemi në anën e Azerbajxhanit me të gjitha mundësitë tona.”

Erdoani u shpreh i shqetësuar për mundësinë e shndërrimit të tensionit që vazhdon që nga okupimi i territorit të Karabakut Malor në një konflikt të armatosur për shkak të sulmeve sistematike dhe të pamatur të Armenisë.

"Ky është një incident që e tejkalon kapacitetin e Armenisë. Qëllimi është bllokimi i zgjidhjes në Karabakut Malor dhe krijimi i zona të reja konfliktuale. Turqia nuk do të hezitojë kurrë të kundërshtojë çdo sulm që bëhet ndaj të drejtave dhe territoreve të Azerbajxhanit", përfundoi Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme