Çelik: Shën-Sofia do ta ruaj madhështinë e saj, Greqia është vendi i fundit që mund të flasë

Omer Çelik tha se Shën-Sofia do të vazhdojë të rrezatojë shkëlqimin e saj si xhami dhe një lokalitet i madh që mbart madhështinë e trashëgimisë kulturore të botës universale.

1454558
Çelik: Shën-Sofia do ta ruaj madhështinë e saj, Greqia është vendi i fundit që mund të flasë

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik në konferencën për shtyp të dhënë ditën e hënë tha: “Shën-Sofia do të vazhdojë të rrezatojë shkëlqimin e saj si xhami dhe një lokalitet i madh që mbart madhështinë e trashëgimisë kulturore të botës universale. Autoritetet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) duhet të dinë se Turqia është e gatshme për çdo bashkëpunim në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë universale të Shën-Sofisë”.

Ai bëri të ditur se do të mbrohen të gjitha veçoritë e Shën-Sofia dhe këtej e tutje do të ruhet edhe më mirë.

“UNESCO mendon të nxjerrë Shën-Sofinë nga lista e trashëgimisë kulturore. Ajo listë nuk nderon Shën-Sofinë, Shën-Sofia nderon atë listë”, u shpreh Çelik.

Kurse ndaj reagimit të Greqisë për çeljen e xhamisë për adhurim, zëdhënësi i AK Partisë tha: “Vendi i vetëm në Bashkimin Evropian që nuk ka xhami në kryeqytet është Greqia. Është vendi i parë që bën harbutëri (mosrespekt) ndaj xhamive dhe veprave osmane. Nëse ka ndonjë vend që nuk duhet të flasë, ajo është Greqia”.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative (Këshilli i Shtetit) Shën-Sofia u hap përsëri për adhurim.

 


Lajme të ngjashme