Turqia do të vazhdojë me përpjekjet e saj për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë njoftoi se u arrit në marrëveshje që dërgimi i ndihmave nëpërmjet vendkalimit kufitar Cilvegozu të vazhdojë edhe për një vit.

1453999
Turqia do të vazhdojë me përpjekjet e saj për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri

Turqia njoftoi se do të vazhdojë me përpjekje për dërgimin e ndihmave të vazhdueshme në Siri.

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bëhet e ditur se pas vetos së RusisëKëshillin e Sigurimit të OKB-së për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri nëpërmjet Turqisë u arrit në marrëveshje që dërgimi i ndihmave nëpërmjet vendkalimit kufitar Cilvegozu të vazhdojë edhe për një vit.

“Nga ana tjetër është një qasje për të ardhur keq që kësaj radhe nuk është përfshirë në vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së vendkalimi kufitar Oncupinar-Babusselame, i cili përbën një element të rëndësishëm të mekanizmit (të ndihmave humanitare)”, thuhet në komunikatë, ndërsa shtohet se mospërfshirja e këtij vendkalimi do të vështirësojë dërgimin e ndihmave për 1,3 milionë civilë në rajonin e Halepit dhe përgjegjësitë që Turqia i mori përsipër në këtë drejtim.

“Në këtë kontekst, Turqia do të vazhdojnë të bëjë përpjekje për të vazhduar pa ndërprerje aktivitetet ndërkombëtare humanitare për dërgimin e ndihmave në Siri si dhe do të veprojnë në koordinim dhe bashkëpunim me të gjithë palët e interesuara, veçanërisht me OKB-në dhe organizatat e saj përkatëse në mekanizmin e sipërpërmendur për trajtimin e kufizimeve shtesë që do të mund të shkaktojnë ndryshime”, u tha ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme