Turqia dënon sulmin e Armenisë në zonën azere Tovuz

Ne e dënojmë me forcë sulmin e forcave të armatosura armene në rajonin Tovuz të Azerbajxhanit, thuhet në një komunikatë të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

1453993
Turqia dënon sulmin e Armenisë në zonën azere Tovuz

Fakti që ky sulm, i cili është një manifestim tjetër i nacionalizmit agresiv të Armenisë, është sprapsur nga Azerbajxhani, është një tregues konkret i asaj që agresioni nuk do të mbetet pa përgjigje, thekson Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në një komunikatë të shkruar.

Këto përpjekje, të cilat Armenia i bën për të çorientuar vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare nga pushtimi i saj i paligjshëm që vazhdon për shumë vite në territorin e Azerbajxhanit, Karabakun Malor dhe zonat përreth tij, dhe për të bllokuar zgjidhjen politike duke i shtuar dimensione të reja konfliktit, janë të destinuara të dështojnë.

Pala armene duhet të heqë dorë nga taktika të tilla të rrezikshme dhe të zgjedhë rrugën e arsyes dhe ligjit. Të fillosh aventurizmin për aspirata përtej aftësive që ke zbulon dobësinë e Armenisë në gjykimin e gjërave dhe përbën pengesën më të madhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, nënvizon komunikata.

“Shpresojmë që përpjekja e Armenisë për të maskuar agresionin e saj nuk do të pranohet në asnjë mënyrë nga bashkësia ndërkombëtare. Ne e dënojmë me forcë sulmin e njësive të armatosura armene në rajonin Tovuz të Azerbajxhanit. Ne u përcjellim ngushëllimet tona qeverisë dhe popullit mik e vëlla të Azerbajxhanit për dëshmorët azerë që humbën jetën dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Turqia do të vazhdojë me të gjitha mundësitë e saj të qëndrojë pranë Azerbajxhanit në luftën për të mbrojtur integritetin e tij territorial”,- përfundon komunikata.



Lajme të ngjashme