Erdogan dhe Putin diskutojnë zhvillimet në Libi dhe Siri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

1454196
Erdogan dhe Putin diskutojnë zhvillimet në Libi dhe Siri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës gjatë bisedës u diskutuan hapat në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht të ekonomisë dhe çështjet e bashkëpunimit në luftimin e epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), si dhe zhvillimet në Libi dhe Siri dhe çështje rajonale.

Erdogan dhe Putin ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

 


Lajme të ngjashme