Çavusoglu: Turqia kundërshton me forcë komentet në formën e ndërhyrjes në punët e saj të brendshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se ata kundërshtojnë me forcë komentet në formën e ndërhyrjes në të drejtën e sovranitetit të Turqisë në lidhje me vendimin për hapjen e Shën-Sofisë për adhurim.

1454185
Çavusoglu: Turqia kundërshton me forcë komentet në formën e ndërhyrjes në punët e saj të brendshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se ata kundërshtojnë me forcë komentet në formën e ndërhyrjes në të drejtën e sovranitetit të Turqisë në lidhje me vendimin për hapjen e Shën-Sofisë për adhurim.

Shefi i diplomacisë turke në një program të drejtpërdrejtë të kanalit televiziv “TRT Haber” i bëri një vlerësim rendit të ditës.

Duke thënë se hapja e Shën-Sofisë për adhurim është një vendim ligjor, Çavusoglu nënvizoi se ajo pas marrjes së Stambollit në vitin 1453 i përket popullit turk, të cilit iu dedikua si xhami.

Shën-Sofia ishte dedikuar si xhami në vitin 1462 dhe duhet të përdoret si e tillë. Në lidhje me këtë, mund të ketë mendime se 'duhet të ishte hapur, nuk duhej të ishte hapur, do të ishte më mirë sikur të mos hapej'. Ne e respektojmë edhe nëse nuk jemi dakord me pikëpamjen e të gjithëve, por kundërshtojmë me forcë komentet në formën e ndërhyrjes në të drejtën e sovranitetit të Turqisë”, bëri të ditur Çavusoglu.

Nga ana tjetër, Çavusoglu në lidhje me sulmin e Armenisë ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në rajonin kufitar Tovuz tha: “Natyrisht që ushtria azerbajxhanase bëri atë që ishte e nevojshme dhe e zmbrapsi këtë sulm. Nga kjo shohim se Armenia dëshiron të tërheqë vëmendjen në vendet e tjera, veçanërisht nga tokat që pushton, duke krijuar zona të reja konflikti”.

Ai theksoi se Armenia deri më sot nuk u tregua e gatshme për asnjë zgjidhje, ministri Çavusoglu vijoi me këto fjalë: “Ajo çfarë bën Armenia është e papranueshme. Ajo duhet ta mbledh mendjen në kokë sepse Azerbajxhani nuk është vetëm. Republika e Turqisë dhe populli turk ndodhen pranë Azerbajxhanit me të gjitha mundësitë”.

Duke vënë në dukje se Turqia do të japë çdo lloj mbështetje për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Azerbajxhanit shefi i diplomacisë turke tha se “Turqia do të jetë pranë Azerbajxhanit për çfarëdo zgjidhje që preferon për zgjidhjen e çështjes së territoreve të okupuara dhe të Karabakut”.

 


Lajme të ngjashme