Zëdhënësi i Presidencës vlerëson për BBC dhe TRT World vendimin për hapje për falje të Shën-Sofisë

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin theksoi se ata që kritikojnë vendimin për hapjen e Shën-Sofisë për falje duke thënë se ai do të shkatërrojë trashëgiminë botërore nuk kanë të drejtë.

1453470
Zëdhënësi i Presidencës vlerëson për BBC dhe TRT World vendimin për hapje për falje të Shën-Sofisë

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin theksoi se ata që kritikojnë vendimin për hapjen e Shën-Sofisë për adhurim duke thënë se ai do të shkatërrojë trashëgiminë botërore nuk kanë të drejtë.

Ibrahim Kalin i bëri një vlerësim vendimit për hapjen e Shën-Sofisë për kanalet BBC dhe TRT World.

Kalin, i cili bëri të ditur se ikonat në Shën-Sofi mund të arrihen nga myslimanët, të krishterët, budistët dhe të gjithë të tjerë pavarësisht fesë, deklaroi se ekziston një konsensus gjithëpërfshirës në shoqëri, përfshirë edhe opozitën, në vendimin për hapjen e Shën-Sofisë për adhurim.

Zëdhënësi i Presidencës theksoi se kritikët, të cilët thonë se me hapjen e Shën-Sofidë do të shkatërrohet trashëgimia botërore, nuk kanë të drejtë, ndërsa shtoi se për sa i përket lirive fetare në Turqi janë të hapura mbi 400 kisha dhe sinagoga.

Duke e bërë të ditur se vendimi nuk ka të bëjë me numrat e xhamive në Stamboll, por për rëndësinë historike dhe fetare të Shën-Sofisë, Kalin vijoi me këto fjalë: “Ajo do të mund të vizitohet nga myslimanët, të krishterët, besimtarët, jobesimtarët dhe nuk do të ketë kufizime për askënd”.

 


Lajme të ngjashme