Operacioni “Kthetra-Trigri” – Neutralizohen edhe 2 terroristë të tjerë të PKK-së

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëhet e ditur se operacioni “Kthetra-Tigri” që forcat turke të sigurisë kryejnë në veri të Irakut, po vazhdon me vendosmëri.

1453594
Operacioni “Kthetra-Trigri” – Neutralizohen edhe 2 terroristë të tjerë të PKK-së

Në kuadër të operacionit “Kthetra-Tigri” të kryer në rajonin Haftanin në veri të Irakut janë neutralizuar 2 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëhet e ditur se operacioni “Kthetra-Tigri” që forcat turke të sigurisë kryejnë në veri të Irakut, po vazhdon me vendosmëri.

“Si rezultat i operacionit ajror të kryer në kuadër të operacionit ‘Kthetra-Tigri’ në rajonin Haftanin në veri të Irakut janë zbuluar dhe neutralizuar 2 terroristë të PKK-së. Ne do t’i shkatërrojmë të gjitha strofkat e organizatës terroriste”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Gjatë operacionit gjithashtu u sekuestruan një numër i madh i municioneve dhe materialeve të jetesës së terroristëve.

Nga ana tjetër si rezultat i punimeve të bindjes të zhvilluara nga Drejtoria e Policisë në Sirnak pranë forcave turke të sigurisë në zonën kufitare në NusaybinMardin-it u vetëdorëzua një terroriste e PKK-së.

Në prononcimin e saj të bërë për gazetarët pas takimit me familjarët terroristja tha se organizatës terroriste iu bashkua në vitin 2015 për shkak të problemeve familjare dhe gjatë kësaj kohe ka qenë e angazhuar në veri të Irakut dhe në Siri në kuadër të YPJ-së degës së grave të organizatës terroriste YPG/PKK.

Duke vënë në dukje se u ndikua nga terroristët të tjerë, të cilët ditëve të fundit u arratisën dhe u vetëdorëzuan ajo tha se “Është penduar që iu bashkëngjit organizatës, ndërsa shprehet e lumtur që u takua me familjen e saj”.

Ndërkaq në një deklaratë të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, u kujtua se një operacion ishte nisur dje pasi 3 anëtarë të organizatës terroriste u identifikuan në rrethin SenkayaErzurum-it dhe se një terrorist u neutralizua në përleshje.

“2 terroristët e bllokuar gjatë operacionit në vazhdim u vetëdorëzuan sot forcave të sigurisë. Është përcaktuar që një grup terrorist prej 3 personash u përpoq të depërtonte në rajonin e Detit të Zi, dhe kjo u parandalua me anë të operacionit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 


Lajme të ngjashme