Erdogan: Çështja e Shën-Sofisë është çështje e brendshme e Turqisë

"Atyre, që kritikojnë Turqinë për çështjen e Shën-Sofisë, u mbetet vetëm ta respektojnë vendimin e Këshillit të Shtetit, sepse kjo është çështje e brendshme e Turqisë", bëri të ditur Erdogan.

1453626
Erdogan: Çështja e Shën-Sofisë është çështje e brendshme e Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur që rihapja e Shën-Sofisë për adhurim është çështje e brendshme e Turqisë.

Në vlerësimin e bërë rendit të ditës për revistën “Kriter”, Presidenti Erdogan tha se Shën-Sofia është një vend, ku Sulltan Mehmeti Ngadhënjimtari kreu lutjen e parë të xhumasë kur mori Stambollin dhe e ktheu atë në një xhami si një simbol i ngadhënjimit dhe për këtë arsye vendi i saj në kujtimin e shoqërisë është i domosdoshëm.  

Erdogan deklaroi se shndërrimi i Shën-Sofisë në një muze në vitin 1934 ishte një vendim i dhimbshëm për kombin, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Shën-Sofia duhej të kthehej në identitetin e saj origjinal. Si rezultat i aplikimit Këshilli i Shtetit mori vendimin përfundimtar. Vendimmarrësi përfundimtar për statusin e Shën-Sofisë është populli turk e jo të tjerët. Kjo është një çështje e jonë e brendshme, ndërsa vendeve të tjera u mbetet vetëm ta respektojnë vendimin e marrë”.

Erdogan, i cili gjithashtu vlerësoi krizën politike në Libi, tha se plani i okupimit i komplotistëve të grushtit të shtetit dhe përkrahësve të tyre nuk pati sukses.

Ai përmendi edhe marrëveshjet mes Turqisë dhe Libisë dhe tha se në sajë të këtyre marrëveshjeve janë garantuar të drejtat dhe interesat e Turqisë në Mesdheun Lindor në të njëjtën kohë ata i dolën për zot vëllezërve libianë.

Duke theksuar se stabilizimi i Libisë sa më shpejt që të jetë e mundur është në interes të jo vetëm të popullit libian, por të të gjithë rajonit, Edogan tha: “Forcimi politik dhe ekonomik i këtij vendi do të lehtësojë edhe Afrikën Veriore, por edhe Evropën. Duke mbështetur qeverinë legjitime, bashkësia ndërkombëtare tani duhet të bëjë zgjedhjen e saj dhe të ndalojë personat që kryejnë krime lufte. Legjionarët që e mbytën Libinë në gjak dhe lot duhet të largohen nga ky vend. Llogaria për varrezat masive të gjetura në Terhune dhe shumë qytete të tjera duhet patjetër të kërkohet nga komplotistët e grushtit të shtetit”.

 


Lajme të ngjashme