Altun poston videon e përgatitur me rastin e ditës përkujtimore të dëshmorëve të 15 korrikut

Fahrettin Altun postoi në llogarinë e tij në mediat sociale veprën e përgatitur në shenjë përkujtimi të dëshmorëve të rënë gjatë tentative tradhtare të dështuar për grusht shtet të ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga FETO.

1453583
Altun poston videon e përgatitur me rastin e ditës përkujtimore të dëshmorëve të 15 korrikut

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun postoi në llogarinë e tij në mediat sociale veprën e përgatitur në shenjë përkujtimi të dëshmorëve të rënë gjatë tentativës tradhtare të dështuar për grusht shtet të ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste FETO të titulluar “Mehteri i 15 korrikut”.

Altun në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter, shkroi edhe këtë mesazh: “Përkujtojmë me respekt dëshmorët, të cilët kanë rënë pa hezituar dhe menduar aspak në mbrojtjen e atdheut të tyre”, ndërsa postoi edhe videon me titull “Mehteri i 15 korrikut” i përgatitur nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës.

Në videon promovuese të veprës, e cila ishte përgatitur në kujtim të dëshmorëve para 15 korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar, Presidenti Recep Tayyip Erdogan reciton vargjet e shkrimtarit turk Necip Fazil Kisakurek.

Në videon e veprës, i cili u gjirua në sheshin e Shën-Sofisë, duken pamjet e zhvillimeve në përpjekjen e pabesë të grushtit të shtetit të FETO-s dhe lufta e qytetarëve që dolën në rrugë për të parandaluar këtë përpjekje të grushtit të shtetit.

 


Lajme të ngjashme