Erdogan: Dhimbja për dëshmorët e Srebrenicës është ende e freskët

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se edhe pse ka kaluar çerek shekulli nga gjenocidi që u bë në muajin korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, në lindje të Bosnjë-Hercegovinës, dhimbja e dëshmorëve është ende e freskët.

1453267
Erdogan: Dhimbja për dëshmorët e Srebrenicës është ende e freskët

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se edhe pse ka kaluar çerek shekulli nga gjenocidi që u bë në muajin korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, në lindje të Bosnjë-Hercegovinës, dhimbja e dëshmorëve është ende e freskët.

Erdogan mori pjesë me videokonferencë në programin përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

Pavarësisht të gjithë dramës, masakrës dhe lotëve, politikanët evropianë nuk kanë marrë asnjë mësim nga masakra e Srebrenicës", shtoi ai.

Në fjalimin e mbajtur ai tha se pavarësisht se ka kaluar çerek shekulli nga ky gjenocid që është një dhimbje dhe turp në faqet e historisë, me çdo varr masiv që zbulohet shpirti digjet përsëri.

Ai rikujtoi fjalët e presidentin të parë të Bosnjë-Hercegovinës, të ndjerit Aliya Izzetbegoviç “Mos harroni gjenocidin, gjenocidi i harruar përsëritet”dhe vijoi duke thënë: “Ne as nuk do të harrojmë dëshmorët tanë dhe as nuk do të lejojmë harrimin e gjenocidit të Srebrenicës. Ne do të ndjekim krimet dhe masakrat e kryera kundër vëllezërve tanë boshnjakë dhe ne nuk do t'u lëmë kurrë vetëm."

Presidenti turk tha se pavarësisht të gjithë dramës, masakrës dhe lotëve, politikanët evropianë nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga masakra e Srebrenicës dhe shtoi se përdorimi i lirshëm i fjalëve që nxisin armiqësi ndaj islamit dhe ksenofobisë janë një burim i madh shqetësimesh për të ardhmen.

“Në mënyrë që të mos jetohen më dhimbje të tilla edhe neve na takojnë përgjegjësi të rëndësishme pranë institucioneve ndërkombëtare”, tha Erdogan dhe shtoi: “Për shekuj me radhë ne jemi përfaqësuesit e një civilizimi që ka dhënë shembullin e bukur të tolerancës dhe paqes. Nuk mund të lejojmë që divergjencat në mendimet tona dhe diskriminimi etnik, kulturor dhe sektar të na ndajë nga njëri-tjetri. Dua të ritheksoj se Turqia dhe populli turk është bashkë me Bosnjë-Hercegovinën. Lutem për rahmet nga Allahu për viktimat e Srebrenicës dhe uroj durim familjeve, të dashurve dhe atyre që ndjejnë në zemër këtë dhimbje”.



Lajme të ngjashme