Kuvendi duartroket në këmbë vendimin për Shën-Sofinë, Sentop thotë se kjo ishte një ëndërr

Dekreti Presidencial që Xhamia e Shën-Sofisë t’i kalojë Entit të Çështjeve Fetare dhe të hapet për adhurim u lexua në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

1452933
Kuvendi duartroket në këmbë vendimin për Shën-Sofinë, Sentop thotë se kjo ishte një ëndërr

Dekreti Presidencial që Xhamia e Shën-Sofisë t’i kalojë Entit të Çështjeve Fetare dhe të hapet për adhurim u lexua në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM). Deputetët e duartrokitën në këmbë këtë vendim.

Kryetari i Kuvendit Mustafa Sentop në fjalimin e mbajtur në lidhje me këtë temë tha: “Me këtë vendim ka marrë fund malli në shpirt e në zemër të popullit tonë prej një kohe të gjatë”.

“Shën-Sofia, për brezin tonë dhe për shumë breza para nesh ka zënë vend gjithmonë në idealet tona si një strukturë (vepër) që duhet të hapej si xhami. Ka zënë vend si një objektiv, sı një ëndërr”. “Zinxhirët të thyhen, të hapet Shën-Sofia” ka qenë një prej sloganeve më të rëndësishëm të rinisë tonë dhe të atyre të mëparshëm”, tha Sentop.

Nga ana tjetër në sheshin para Shën-Sofisë historike ku krahas medias vendase dhe të huaj vazhdonte pritja edhe e qytetarëve, një grup prej 250 vetash priti me gëzim vendimin e Gjykatës së Larte Adminsitrative (Këshilli i Shtetit).  

Qytetarët me flamurë në dorë që mbështetën vendimin e Këshillit në fjalë herë pas here dolën në fotografi përpara Shën-Sofisë. Gjithashtu ezani i thirrur nga Xhamia Sultanahmet (xhamia blu) dhe Shën-Sofia u regjistrua me telefon nga qytetarët e pranishëm.  

 


Lajme të ngjashme