Egje – Shpëtohen 27 azilkërkues të tjerë të prapësuar nga Roja Bregdetare greke

Njësitë e Rojës Bregdetare turke kanë shpëtuar 27 azilkërkues që prisnin mbi ujë me brez shpëtimi pasi gomonia e tyre ishte mbytur afër brigjeve të nënprefekturës Ajvaxhëk (Ayvacık) të Çanakalasë.

1452426

Gomonia me 27 azilkërkues nga vende të ndryshme, të cilët përpiqeshin të shkonin në ishullin Midilli (Lesbos) të Greqisë, filloi të merrte ujë si pasojë e flakëve që mori bidoni i benzinës.

Pastaj të 27 azilkërkuesit e ndodhur në gomonen që po fundosej u hodhën në ujë me brezat e shpëtimit që kishin me vete dhe filluan të presin ardhjen e ndihmës.

Me të përcaktuar vendndodhjen e azilkërkueseve ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare turke shkuan në vendngjarje dhe i shpëtuan të 27 azilkërkuesit.

Azilkërkuesit u sollën me anijen e Rojës Bregdetare në nënprefekturën Kyçyksuju (Küçüksuyu).

Lajme të ngjashme