Çavusoglu: Jemi shumë pranë marrëveshjes së tregtisë së lirë me Anglinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia dhe Anglia janë shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë që përfshin industrinë e mbrojtjes dhe produktet dhe shërbimet bujqësore.

1452750
Çavusoglu: Jemi shumë pranë marrëveshjes së tregtisë së lirë me Anglinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia dhe Anglia janë shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë që përfshin industrinë e mbrojtjes dhe produktet dhe shërbimet bujqësore.

Çavusoglu në reportazhin e dhënë për “Financial Times” në vizitën e tij ditën e mërkurë në Londër tha se ndërmjet Turqisë dhe Anglisë nuk ka asnjë divergjencë në princip në lidhje me marrëveshjen, por i duhet dhënë trajta e fundit disa çështjeve teknike.

Për negociatat e marrëveshjes së tregtisë së lirë ministri turk tha: “Është duke ecur shumë mirë dhe do të finalizohet shumë shpejt. Nëse shihni vëllimin tregtar dypalësh, 95% përbëhet nga produktet e industrisë së mbrojtjes dhe në këtë çështje jemi dakord. Kurse 5% përbëhet nga produktet dhe shërbimet bujqësore”.  

Ai theksoi se Anglia është “aleatja strategjike” e Turqisë dhe kanë rënë dakord që të rrisin vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve pas Brexit dhe në këtë kuadër kanë përcaktuar një objektivë prej 20 miliardë dollarësh.  

Shefi i diplomacisë turke nënvizoi se krahas tregtisë së lirë negociuan edhe për një marrëveshje të ngjashme me Marrëveshjen e Ankarasë, që siguron hapjen e biznesit nga nënshtetasit turq në Angli.

Edhe një zyrtar i lartë nga Ministria e Tregtisë Ndërkombëtare të Anglisë, që u prononcua për gazetën, tha se bisedimet për marrëveshjen e tregtisë “po ecin mirë” dhe bëri të ditur se ministrja e Tregtisë Ndërkombëtare të Anglisë Liz Truss dhe ministri i shtetit përgjegjës për tregtinë Ranil Jayawardena do të takohen javën e ardhshme me homologët e tyre turq.   

 

 

 


Lajme të ngjashme