Këshilli Turk fillon punimet për rritjen e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndaj koronavirusit

Vendet e Këshillit Turk, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), filluan të punojnë me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe solidaritetit.

1451745
Këshilli Turk fillon punimet për rritjen e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndaj koronavirusit

Vendet e Këshillit Turk, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), filluan të punojnë me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe solidaritetit.

Sipas informacioneve të marra nga Këshilli i Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Türk Keneşi-Türk Konseyi) në Mbledhjen e Këshillit Shkencor Mjekësor të Këshillit Turk të zhvilluar me anë të videokonferencës dhe pjesëmarrjes së autoriteteve të nivelit të lartë dhe shkencëtarëve të vendeve anëtare dhe vëzhguese në këshill, u shqyrtuan hapat konkrete për përforcimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit në luftën kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

Në mbledhjen e drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Turk, Baghdad Amreyev u arrit në marrëveshje për zhvillimin e një softueri për krijimin e një sistemi me të dhëna të përbashkëta dhe të përhershme dhe të monitorimit epidemiologjik ndërmjet vendeve anëtare.   

Gjithashtu në mbledhje u ra dakord që në gjysmën e dytë të muajit të ardhshëm Turqia të organizojë një seminar trajnues në Izmir-Urla në fushën e luftës kundër koronavirusit dhe të japë trajnim online për specializime të ndryshme në këtë fushë.

Edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Emine Alp Mese në mbledhje bëri një prezantim të detajuar për protokollin shëndetësor të zbatuar në kurimin ndaj koronavirusit në Turqi, ilaçet që përdoren si dhe për fushat e tjera në lidhje me këtë temë. Në pjesën e pyetje-përgjigje të mbledhjes delegacioni turk iu përgjigj gjithashtu edhe pyetjeve të drejtuara nga vendet e tjera anëtare në lidhje me luftën kundër Covid-19.   

Në mbledhje u ra dakord që në ditët në vijim Këshilli Shkencor Mjekësor të zhvillojë mbledhje të rregullta.  

 


Lajme të ngjashme