Erdogan, me videomesazh në ceremoninë përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të marrë pjesë me një videomesazh në ceremoninë përkujtimore që do të mbahet të shtunën, 11 korrik, me rastin e 25-vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovinë.

1452008
Erdogan, me videomesazh në ceremoninë përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës

Ambasadori i Turqisë në Sarajevë, Haldun Koç, bëri me dije se programi përkujtimor i sivjetmë për Gjenocidin e Srebrenicës, ku mbi 8.000 civilë boshnjakë u vranë njëherësh prej njësive serbe në muajin korrik të vitit 1995, do të zhvillohet me një pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Si sot një vit më parë, gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, Presidenti Erdogan mori pjesë (fizikisht) në ceremoninë e përcjelljes së viktimave të gjenocidit nga Sarajeva në Potoçari. Ndërsa këtë vit, Presidenti Erdogan dërgoi një videomesazh. Mesazhin e tij do ta shikojmë më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit”, tha ai.

Kreu i misionit diplomatik turk në Bosnjë-Hercegovinë theksoi se drama humanitare e jetuar në Srebrenicë nuk duhet të harrohet kurrë dhe prej saj duhet të nxirren mësime.

“Stabiliteti, uniteti dhe integriteti i Bosnjë-Hercegovinës ka një rëndësi parësore në Ballkan. Elementi kryesor i politikës sonë në periudhën e pasluftës ka qenë gjithmonë stabiliteti politik dhe zhvillimi ekonomik i Bosnjë-Hercegovinës”, u shpreh ambasadori Koç mes të tjerash.

“Si miku i përhershëm më i sinqertë i Bosnjë-Hercegovinës, Turqia dhe institucionet e saj efektivisht të pranishme në këtë vend kontribuojnë gjithmonë për zhvillimin dhe përparimin e tij”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme