Krasniqi: Marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë vazhdojnë ashtu si në të kaluarën

Ministri i Industrisë dhe Tregtisë i Kosovës, Vesel Krasniqi bëri të ditur se marrëdhëniet e mira me Turqinë po vazhdojnë edhe gjatë periudhës së epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) ashtu si në të kaluarën.

1450601
Krasniqi: Marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë vazhdojnë ashtu si në të kaluarën

Ministri i Industrisë dhe Tregtisë i Kosovës, Vesel Krasniqi bëri të ditur se marrëdhëniet e mira me Turqinë po vazhdojnë edhe gjatë periudhës së epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) ashtu si në të kaluarën.

“Ne dimë shumë mirë që Turqia i doli në ndihmë Kosovës edhe në kushte të jashtëzakonshme”, bëri të ditur ministri Krasniqi.

Krasniqi i bëri një vlerësim procesit të jetuar gjatë epidemisë së COVID-19, masave të marra në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe marrëdhënieve tregtare gjatë kësaj periudhe me Turqinë.

Duke vënë në dukje se me ndikimin e taksës me 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, Kosova gjatë periudhës së kaluar ka rritur importet e bëra nga Turqia, ministri Krasniqi tha: “Marrëdhëniet e mira me Turqinë kanë vazhduar edhe gjatë epidemisë së COVID-19 ashtu si në të kaluarën”.

Ai bëri të ditur se në javën e parë të detyrës së tij ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne biseduam edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë mes Turqisë dhe Kosovës. Gjithashtu biseduam edhe për krijimin e zonave të reja të biznesit nga Turqia dhe folëm për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e ekonomisë”.

Ministri Krasniqi deklaroi se beson që të dy vendet gjithmonë do të rrisin frymën e bashkëpunimit dhe tha: “Ne dimë mirë që Turqia i doli në ndihmë Kosovë edhe në kushte të jashtëzakonshme. Ajo duke filluar prej luftës së Kosovës në vitin 1999 vazhdon të mbështesë ristrukturimin, zhvillimin e vendit dhe tani edhe të investojë në fushën e ekonomisë. Marrëveshja e tregtisë së lirë është një marrëveshje lehtësuese për të dy vendet veçanërisht furnizimin e kompanive që pjesën e madhe të furnizimeve të tyre e bëjnë nga Turqia. Ajo gjithashtu krijon një fushë për promovimin e produkteve tona vendore në tregun turk dhe të produkteve turke në vendin tonë”.



Lajme të ngjashme