Deputetët gjermanë mbështesin normalizimin e turizmit me Turqinë

Zëdhënësit e politikës së jashtme të partive të koalicionit qeverisës në Gjermani i dhanë mbështetje negociatave për normalizimin e turizmit me Turqinë.

1450639
Deputetët gjermanë mbështesin normalizimin e turizmit me Turqinë
bodrum yelken.jpg
bodrum.jpg
bodrum.jpg
antalya2
antalya deniz.jpg
oludeniz babakale fethiye.jpg

Nils Schmid – zëdhënës i Politikës së Jashtme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate (SPD), Jurgen Hardt – zëdhënës i Politikës së Jashtme të Grupit Parlamentar të Unionit Demokristian (CDU) dhe Unionit Sociokristian (CSU), si dhe Cevdet Yilmaz – nënkryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), vlerësuan çështjet në rend të ditës gjatë një takimi në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë.

Deputeti i SPD-së, Schmid, i cili tha se shpreson që marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe BE-së të zhvillohen gjatë presidencës gjermane të radhës në Union, shprehu pritjen e tij për heqjen edhe të paralajmërimit të Gjermanisë për udhëtimin në Turqi gjatë ditëve në vijim me theksimin e suksesit në luftën kundër llojit të koronavirusit (COVID-19).

“Shpresoj që do të jem në gjendje të udhëtoj në Turqi këtë verë. Ndoshta do të shohim disa ndryshime në paralajmërimin e udhëtimit në dy javët e ardhshme dhe unë mund të shkoj për të përgatitur valixhet e mia”, u shpreh Schmid.

Kurse deputeti Hardt, zëdhënës i Politikës së Jashtme të Grupit Parlamentar të CDU-së dhe CSU-së, u shpreh plot shpresë në lidhje me dialogun në vazhdim për normalizimin e turizmit ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë.

“Nëse mund të gjejmë një mënyrë për të lehtësuar kufizimet në udhëtime midis Gjermanisë dhe Turqisë, atëherë kjo do të jetë në dobi edhe të qindra-mijëra qytetarëve me origjinë turke në Gjermani, edhe për qindra-mijëra gjermanë që normalisht i kalojnë pushimet në Turqi”, theksoi Hardt.

Cevdet Yilmaz, nënkryetar i AK Partisë, nga ana e tij i uroi suksese Gjermanisë në presidencën e saj 6-mujore të Bashkimit Evropian.

“Shpresoj që në këtë periudhë do t'i çojmë marrëdhëniet BE-Turqi në një nivel shumë më pozitiv”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme