Turqia i përgjigjet deklaratave të Irakut për operacionet antierror në veri të këtij vendi

Turqia bëri të ditur se është e vendosur që në kuadër të të drejtës për vetëmbrojtje që buron nga ligji ndërkombëtar të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e kufijve të saj.

1449592
Turqia i përgjigjet deklaratave të Irakut për operacionet antierror në veri të këtij vendi

Turqia bëri të ditur se është e vendosur që në kuadër të të drejtës për vetëmbrojtje që buron nga ligji ndërkombëtar të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e kufijve të saj ndaj të gjitha aktiviteteve shkatërruese që vijnë nga territori i Irakut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy u përgjigj me shkrim në pyetje në lidhje me deklaratat e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Irakut për operacionet e Turqisë “Kthetra-Shqiponja” dhe “Kthetra-Tigri” që vazhdojnë në veri të Irakut.

Duke bërë të ditur se presin që administrata e Irakut të përmbushë detyrimet e saj që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar dhe kushtetuta e vendit dhe të mos lejojnë që territoret e tyre të përdoren nga organizata terroriste PKK, Aksoy tha: “Ne edhe njëherë shprehim gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me Irakun për të luftuar bashkërisht kundër PKK-së, e cila gjithashtu kërcënon sigurinë e Irakut dhe shkel sovranitetin e saj. Në qoftë se këto pritshmëri nuk përmbushen siç duhet, Turqia është e vendosur që, bazuar në të drejtën e natyrshme të vetëmbrojtjes që buron nga e drejta ndërkombëtare, të marrë masa të domosdoshme kundër të gjitha aktiviteteve shkatërruese që burojnë nga territori irakian dhe që shënjestrojnë kufijtë, sigurinë dhe stabilitetin e saj”.

 


Lajme të ngjashme