Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar pas vizitës në Libi kaloi në Maltë

Akar, i cili u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Maltës, Evarist Bartola, u shoqërua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm Guler.

1449202
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar pas vizitës në Libi kaloi në Maltë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate Yasar Guler pas kontakteve të tyre në Libi kaluan në Valetta kryeqytetin e Maltës.

Akar, i cili u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Maltës, Evarist Bartola, u shoqërua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm Guler.

Gjatë takimit i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Turqisë në Valetta, Kerem Kiratli.

Në kontekstin e kontakteve të tij, Hulusi Akar u takua me ministrin maltez të Sigurisë Kombëtare dhe Punëve të Brendshme, Byron Camilleri. Pas takimit, të dy ministrat kryesuan takimin midis delegacioneve.

Ndërkaq në këtë takim ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneralarmate Yasar Guler dhe homologu i tij maltez Jeffrey Curmi.

Akar më pas me delegacionin kaloi në ambasadën e Turqisë në Valetta, ku u takua me ambasadorin Ahmet Kiratli, ndërsa më pas vizitoi edhe varrezat e dëshmorëve turq në Maltë.

Ai vendosi kurora me lule në monument dhe karafila në varret e dëshmorëve, ndërsa shënoi edhe librin e kujtimeve.

 


Lajme të ngjashme