Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë më 7 korrik voton për kryetar të ri

Për shkak të skadimit të mandatit të Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë në Asamblenë e Përgjithshme më 7 korrik do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Kuvendit.

1449245
Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë më 7 korrik voton për kryetar të ri

Për shkak të skadimit të mandatit të Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të TurqisëAsamblenë e Përgjithshme më 7 korrik do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Kuvendit.

Afati i aplikimit të kandidatëve do të skadojë nesër në orën 24.00 sipas orës së Turqisë.

Në këto zgjedhje, ku do të rikandidohet Kryeparlamentari në ikje dhe deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) nga Tekirdag-u Mustafa Sentop, gjithashtu kandidohen edhe Haluk Koç, deputeti i Ankarasë nga radhët e Partisë Republikane Popullore (CHP), Erol Katircioglu deputet i Stambollit nga radhët e Partisë Demokratike të Popujve (HDP), Imam Huseyin Filiz deputet i Gaziantep-it nga radhët e IYI Partisë dhe Erkan Bas deputeti i Partisë Punëtore të Turqisë nga Stambolli dhe njëherësh kryetar i kësaj partie.

Sipas dispozitave kushtetuese, gjatë një periudhë legjislative për kryetar të Kuvendit mbahen dy zgjedhje. Mandati i të zgjedhurve të parë është dy vjet, ndërsa mandati i të zgjedhurve për periudhën e dytë vazhdon deri në fund të periudhës legjislative.

Zgjedhja e Kryetares së Kuvendit do të bëhet me votim të fshehtë. Në raundin e parë dhe të dytë, do të kërkohen dy të tretat e shumicës së numrit të përgjithshëm të anëtarëve, pra 400 vota, ndërsa në raundi i tretë, 301 vota, që është shumica absolute.

Nëse nuk arrihet shumica absolute në raundin e tretë, votimi i katërt do të mbahet për dy kandidatët me numrin më të madh të votave. Kandidati me numrin më të madh të votave në raundin e katërt do të zgjidhet për Kryeparlamentar.



Lajme të ngjashme