Koronavirusi në Turqi (5 korrik) – Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 19 persona

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën në mbrëmje se 19 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.225.

1449384
Koronavirusi në Turqi (5 korrik) – Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 19 persona

Në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit në Turqi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 19 persona.

Numri i viktimave në Turqi prej fillimit të pandemisë e deri më sot arriti në 5 mijë e 225.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 46 mijë e 414 teste dhe janë diagnostikuar 1 mijë e 148 raste të reja të infektimit.

Ndërkaq numri i pacientëve të shëruar dhe liruar nga spitalet u rrit me 1 mijë e 188 dhe arriti në 180 mijë e 680.



Lajme të ngjashme