Erdogan inauguron spitalin gjigand ku pritet të kurohen 3,5 milionë pacientë në vit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se spitalet e qyteteve në Turqi janë numri një në Evropë dhe ndër të paktët në botë.

1448958
Erdogan inauguron spitalin gjigand ku pritet të kurohen 3,5 milionë pacientë në vit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se spitalet e qyteteve në Turqi janë numri një në Evropë dhe ndër të paktët në botë.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të spitalit të qytetit Dr. Lutfi Kirdar në Kartal të Stambollit, Erdogan tha: “Spitali i ri, krahas faktit se është një vepër që i ka hije Stambollit, është ambientalist dhe ne donim që ai të ishte rezistent ndaj tërmetit. Me 855 izolatorë në themelin e ndërtesës, është bërë një nga komplekset më të përgatitura ndaj tërmetit në Stamboll”.

“Në spitalin që është pararojë nga aspekti i pajisjeve dhe infrastrukturës, planifikohet të kurohen 3,5 milionë të sëmurë të pashtruar dhe 150 mijë pacientë të shtruar. Këtu parashikohet që në vit të bëhen 100 mijë operacione në vit me në krye kirurgjinë e kancerit.

Kurse në lidhje me epideminë e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) që ka marrë jetën e rreth 550 mijë njerëzve në mbarë botën kreu i qeverisë turke tha se kjo epidemi tregoi edhe një herë rëndësinë e infrastrukturës shëndetësore. 

“Falë masave të marra dhe metodave që kemi zhvilluar zumë vend ndër shtetet që e kanë kaluar me më pak humbje epideminë. Asnjë qytetar nën kërcënimin e epidemisë nuk e kthyem mbrapa nga dera e spitalit, nuk kemi neglizhuar kurimin e asnjë pacienti. Në këtë periudhë të vështirë kemi dhënë shërbim të cilësisë së parë për çdo individ të popullatës sonë prej 83 milionë banorëve. Lufta jonë shembullore ndaj koronavirusit ka hapur një dritare shansi të ri përpara Turqisë në turisin e shëndetësisë. Jemi të vendosur ta kthejmë Turqinë në qendrën e shëndetësisë së 3 kontinenteve”, tha Erdogan.  

Ai bëri të ditur se në shumë kontinente, nga Brazili në Somali kanë filluar të përdoren aparatet e frymëmarrjes (respiratorë) prodhim turk dhe shtoi: “Pa parë fenë, gjuhën, racën dhe rajonin ne kemi dërguar pajisje dhe materiale mjekësore në 138 vende. E them me plot bindje, spitalet tona të qytetit janë numri një Evropë dhe ndër të paktët në botë”.   

 

 


Lajme të ngjashme