Takimi Çavusoglu- Seehofer, diskutohen shumë tema të rëndësishme me interes të përbashkët

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu, i cili shkoi për një vizitë pune në Gjermani, u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

1448075

Ministri Çavusoglu bëri një postim në “Twitter” në lidhje me këtë takim.

“Në takim biseduam për vizitat e shëndetshme dhe të sigurta të mysafirëve gjermanë në Turqi, luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste PKK dhe FETO, të cilat janë kërcënim edhe për Gjermaninë, emigrimi i parregullt, veprimtaritë kundër komunitetit tuk në Gjermani, përfshi këtu edhe sulmet raciste”, shkroi ministri turk.

Gjatë ditës së enjte, ministri Çavusoglu ishte takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Lajme të ngjashme