Erdogan: Akuzat lidhur me Shën-Sofinë, sulm direkt ndaj të drejtës sovrane të Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se akuzat në lidhje me Shën-Sofinë janë sulm direkt ndaj të drejtës sovrane të Turqisë.

1448551
Erdogan: Akuzat lidhur me Shën-Sofinë, sulm direkt ndaj të drejtës sovrane të Turqisë
erdoğan Aya Sofya 2.jpg

“Askush nuk ka të drejtë dhe kompetencë të përzihet kur bëhet fjalë për objektet tona të kultit, sikurse ne nuk përzihemi në lidhje me faltoret në vendet e tjera, të cilat u shërbejnë qytetarëve të tyre. Akuzat kundër vendit tonë nënkuptojnë një sulm ndaj të drejtave tona sovrane”, u shpreh kreu i shtetit turk gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e hedhjes së themeleve të xhamisë në Lagjen “Levent”, një prej qendrave të biznesit në brigjet evropiane të Stambollit.

Erdogani theksoi se do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat jo vetëm të myslimanëve, komuniteti fetar dominues në Turqi, por të atyre që u përkasin besimeve fetare të tjera.

“Miliona njerëz ekspozohen ndaj presioneve të çdollojshme, përfshi këtu edhe kërcënimin me jetë, vetëm për shkak të besimeve të tyre fetare. Kjo është ajo mbi të cilën duhet të ndalemi, ta trajtojmë dhe të marrim masa”, tha ai mes të tjerash.



Lajme të ngjashme