Turqia i përgjigjet SHBA-së: Shën-Sofia, një çështje e punëve tona të brendshme

Turqia bëri me dije të mërkurën se çdolloj autoriteti dhe kompetence mbi Shën-Sofinë është një çështje në lidhje me punët e brendshme të saj brenda të drejtave të veta të sovranitetit.

1447464
Turqia i përgjigjet SHBA-së: Shën-Sofia, një çështje e punëve tona të brendshme

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, iu përgjigj me shkrim një pyetjeje lidhur me njoftimin për shtyp të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për statusin e Shën-Sofisë.

“Jemi të çuditur nga njoftimi për shtyp i lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së për statusin e Shën-Sofisë.

Qeveria jonë ndërmori hapa revolucionarë të heshtur për të mbrojtur lirinë e fesë dhe besimit, e cila është e garantuar me kushtetutën dhe ligjet tona, për të gjithë qytetarët tanë pa asnjë dallim.

Në këtë kontekst, ne mbrojmë me përpikëri të gjitha pronat kulturore që zotërojmë pa asnjë dallim, përfshi këtu edhe Shën-Sofinë, në kuadër të traditës së tolerancës që buron nga kultura dhe historia jonë.

Turqia e ka mbajtur gjallë me delikatesë vlerën historike, kulturore dhe shpirtërore të Shën-Sofisë që nga dita e ngadhënjimit mbi të dhe marrjes së saj në pronësinë e vendit tonë.

Me këtë rast, kujtojmë edhe një herë një realitet që duhet ta përsërisim vazhdimisht. Shën-Sofia është pronë e Turqisë, sikurse dhe të gjitha pasuritë kulturore të vendosura mbi territoret e Turqisë.

Çdolloj autoriteti dhe kompetence mbi Shën-Sofinë është gjithashtu një çështje në lidhje me punët tona të brendshme brenda të drejtave të sovranitetit të Turqisë.

Natyrisht, të gjithë janë të lirë të shprehin mendimin e tyre, por nuk i takon askujt të flasë me stilin e «paralajmërimit, diktimit» për të drejtat tona sovrane”, thuhet në komunikatën e zëdhënësit të MPJ turke, Hami Aksoy.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i bëri thirrje Turqisë ditën e mërkurë që të ruajë statusin muzeal të Shën-Sofisë.



Lajme të ngjashme