Takimi Çavusoglu-Maas, në fokus turizmi në periudhën e koronavirusit

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu tha se Gjermania duhet të rishikojë paralajmërimin për udhëtim në Turqi.

1447675
Takimi Çavusoglu-Maas, në fokus turizmi në periudhën e koronavirusit

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu tha se Gjermania duhet të rishikojë paralajmërimin për udhëtim në Turqi.

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu dhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy së bashku me delegacionin shoqërues ku përfshihen zyrtarë të nivelit të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë  zhvillojnë një vizitë pune në Gjermani.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me homologun gjerman në Berlin, Çavusoglu tha se në takime u shqyrtua çështja e turizmit dhe me bashkëbiseduesit u ndanë të dhënat në lidhje me procesin e epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

Ai tha se Turqia është e sigurt dhe në një ambient të shëndetshëm është e gatshme të mirëpresë mysafirët që do të vijnë nga Gjermania dhe vendet e tjera. Ministri turk theksoi se janë marrë të gjitha masat dhe kompanive gjermane u është dhënë certifikatë për procesin në lidhje me të gjitha komplekset (hotelet), aeroportet përfshi edhe transferimet dhe kontrollet do të bëhen edhe nga këto kompani.  

“ E rëndësishme është që Gjermania të rishikojë këtë paralajmërim për udhëtim. Duhet ta rishikojë në një aspekt të të dhënave objektive. Pavarësisht të gjitha këtyre paralajmërimeve a vijnë gjermanët në Antalja? Po vijnë. Cila është arsyeka? Ata e shikojnë Turqinë si një vend të sigurt”, u shpreh Çavusoglu.

Ai u shpreh edhe se Bashkimi Evropian ka hequr kufizimin për udhëtim por në listë nuk bën pjesë Turqia dhe nënvizoi se lista e përgatitur me arsye politike faktikisht duhet të përcaktohet sipas kritereve objektive.  

Ministri turk bëri të ditur se Turqia ndan me të gjithë të dhënat transparente dhe të përditësuara dhe shtoi: “Ajo që është më e rëndësishme për të gjithë ne, është shëndeti i njerëzve tanë. Nga aspekti ynë nuk ka diferencim ndërmjet nënshtetasve turq, gjermanë apo nënshtetas të vendeve të tjerë”.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas në lidhje me masat ndaj epidemisë Covid-19 tha: “Edhe sot morëm shumë informacione dhe të dhëna nga pala turke. Këto do t’ia përcjellim edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Brendshme. Do të vazhdojmë ndarjen e informacioneve me Turqinë”.

Ai tha se me homologun turk shqyrtuan shumë çështje nga Mesdheu Lindor, Lindja e Mesme dhe çështjet e emigracionit.

“Për Bashkimin Evropian Turqia është gjithmonë një bashkëbiseduese e rëndësishme”, tha Maas.

Ai tha se Gjermania, e cila mori presidencën 6-mujore të radhës së Bashkimit Evropian, edhe në muajt e ardhshëm kërkon të vazhdojë bashkëpunimin dhe dialogun konstruktiv brenda BE-së me Turqinë.

Nga ana tjetër, duke theksuar rëndësinë e zgjidhjes politike të Sirisë në mënyrë të përhershme, ai tha: “Kjo luftë mund të marrë fund me një zgjidhje politike dhe të përhershme. Në këtë çështje Turqia luan një rol të rëndësishëm”.

Kurse në lidhje me çështjen e armëpushimit në Libi tha se duhet të sigurohet progres dhe nënvizoi se në princip në këto çështje kanë të njëjtin mendim me Turqinë.  

 

 


Lajme të ngjashme