Forcat turke të sigurisë ndaluan 6 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se në zonën e operacionit "Dega e Ullirit" në Siri janë ndaluar 6 terroristë të PKK-së.

1447822
Forcat turke të sigurisë ndaluan 6 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 2 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” në Siri.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet: “Ne nuk do të lejojmë që organizata terroriste PKK/YPG të prish atmosferën e paqes dhe sigurisë në rajonin e operacionit ‘Burimi i Paqes’. Komandot tona heroike, të cilët morën çdo masë paraprake në rajon, parandaluan edhe një tjetër përpjekje të depërtimit dhe neutralizuan 2 terroristë të PKK/YPG-së”.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare gjithashtu bëri të ditur se 2 pjesëtarë të tjerë të organizatës separatiste terroriste PKK u neutralizuan në rajonin Hakurk në veri të Irakut.

Në njoftimin e bërë nga Ministria thuhet: “Gjashtë terroristë të PKK/YPG-së, për të cilët u zbulua se po kryenin aktivitete terroriste për të prishur mjedisin e paqes dhe sigurisë në rajonin e operacionit ‘Dega e Ullirit’ në Siri, u arrestuan pa realizuar ambiciet e tyre të pabesë”.



Lajme të ngjashme