Erdogan zhvillon vizitën e parë jashtë shtetit në Katar pas shpërthimit të Covid-19

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shkoi për një vizitë zyrtare njëditore në Katar.

1447327
Erdogan zhvillon vizitën e parë jashtë shtetit në Katar pas shpërthimit të Covid-19

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shkoi për një vizitë zyrtare njëditore në Katar.

Ai u prit në Aeroportin e Vjetër Ndërkombëtar të Dohas nga ministri i Mbrojtjes së Katarit, Halid bin Muhammed El Attiyah dhe autoritetet turke.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, Erdogan do të takohet me Emirin e Katarit, Sheikun Tamim bin Hamad al-Thani.

Në takim pritet të vlerësohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve mike dhe vëllazërore.

Gjatë takimit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili zhvillon në Katar vizitën e parë jashtë shtetit pas koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), me Emirin e Katarit, Sheikun Tamim bin Hamad al-Thani pritet të shkëmbehen gjerësisht mendime edhe në lidhje me e çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.  

Gjatë vizitës Presidenti Erdogan shoqërohet nga shoqërohet nga ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin dhe Nënsekretari i Shërbimit Informativ Hakan Fidan. 



Lajme të ngjashme