Dy ministra dhe një delegacion i nivelit të lartë për vizitë pune në Gjermani

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu dhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy do të zhvillojnë një vizitë pune në Gjermani.

1447373

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme Çavusoglu dhe Ersoy do të bëjnë sot një vizitë pune në Gjermani dhe delegacioni shoqërues do të përfshijë gjithashtu zyrtarë të nivelit të lartë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në bisedimet që do të realizohen gjatë vizitës, përveç bashkëpunimit në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) ministrat do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe me theks të veçantë turizmin, forcimin e marrëdhënieve Turqi-BE në kontekstin e Presidencës së radhës së Gjermanisë në BE, si dhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme