AK Parti fillon fushatën: Mobilizim vullnetar për një Turqi më të madhe

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) me një video të postuar në median sociale filloi “mobilizimin vullnetar”.

1447493
AK Parti fillon fushatën: Mobilizim vullnetar për një Turqi më të madhe

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) me një video të postuar në median sociale filloi “mobilizimin vullnetar”.

Në postimin e bërë nga llogaritë e medias sociale të partisë me etiketën "#GönülSeferberliği" pra “mobilizimin vullnetar”, shkruhet: “Jemi vullnetar për të trokitur derën e 83 milionë banorëve, për të qenë partnerë të shqetësimeve të tyre, për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre, për të qenë shpresë e popullit dhe për të qenë pranë atyre që kanë shpresë”.

Në pjesën e fundit të videos, pas fjalëve të Presidentit Recep Tayyip Erdogan: “Mos harroni se duke hyrë në politikë, gjeja e vetme që duam është shërbimi për popullin. Që nesër, jo më vonë, fillojmë mobilizimin vullnetar”, zë vend shprehja: “Fillojmë të gjithë së bashku mobilizimin vullnetar për një Turqi më të madhe”.

 


Lajme të ngjashme