Turqia dërgon ndihma me materiale mjekësore në Irak

Turqia vazhdon të ndihmojë me materiale mjekësore vendet e ndikuara nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1446716
Turqia dërgon ndihma me materiale mjekësore në Irak

Turqia vazhdon të ndihmojë me materiale mjekësore vendet e ndikuara nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Me direktivën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të luftës kundër epidemisë COVID-19, në Irak u dërguan maska, aparate për frymëmarrje artificiale, mbrojtëse për fytyrën, veshje mbrojtëse dhe syze.  

Materiale të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë u ngarkuan në aeroplanin gjigant tip “A 400M” të Forcave të Armatosura Turke në Aeroportin Ushtarak në Etimesgut të kryeqytetit Ankara.

Sipër kutive me materialet e dërguara në Irak, krahas amblemës së Presidencës është shkruar në turqisht dhe arabisht “me dashuri nga Turqia për popullin e Republikës së Irakut”, si dhe një thënie e mendimtarit dhe poetit të njohur mistik të shekullit XIII, Mevlana Xhelaledin Rumi: “Pas momenteve dëshpëruese ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell.”

Kryetari i Frontit Turkmen të Irakut dhe Deputeti i Kirkukut (ITC) Ersat Salih falënderoi Turqinë për materialet mjekësore të dërguara në Irak me direktivën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

 

 


Lajme të ngjashme