Turqia me urdhër të Presidentit Erdogan dërgon ndihma mjekësore në Irak

Ambasadori i Turqisë në Bagdad, Fatih Yildiz tërhoqi vëmendjen se epidemia e COVID-19 ndikoi negativisht në Irak.

1446109
Turqia me urdhër të Presidentit Erdogan dërgon ndihma mjekësore në Irak

Turqia në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) dërgon në Irak ndihma mjekësore.

Ambasadori i Turqisë në Bagdad, Fatih Yildiz tërhoqi vëmendjen se epidemia e COVID-19 ndikoi negativisht në Irak, ndërsa tha: “Ndërsa numri i rasteve në vend po rritet gradualisht, vërehet se sistemi shëndetësor ka vështirësi dhe qytetarët dhe spitalet kanë vështirësi në qasjen në disa materiale themelore mjekësore”.

Duke vënë në dukje se përballë përkeqësimit gradual të situatës autoritetet irakiane me në krye Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mjedisit dhe komunitetet që janë në kontakt me Turqinë nëpërmjet ambasadës turke në Bagdad kërkuan ndihmë, ambasadori Yildiz vijoi me këto fjalë: “Presidenti Recep Tayyip Erdogan theksoi që ne duhet të tregojmë që çdoherë ndodhemi pranë fqinjit dhe mikut tonë, Irakut në ditët e vështira dhe në këtë kuadër ai urdhëroi që krahas kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mjedisit të Irakut, të përmbushen edhe kërkesat e banorëve të provincës Vasit (Kut) dhe të Kirkukut e Mosulit, ku jetojnë në mënyrë të ngjeshur turkmenët”.

Përhapja e COVID-19 në Irak kohët e fundit është rritur në nivele alarmante. Në të gjithë vendin, deri më tani për shkak të koronavirusit të ri kanë humbur jetën 839 persona, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 47.151.

 


Lajme të ngjashme