“Paratë për armët e Haftarit i paguan Abu-Dabi, ndërsa Franca i jep ato”

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu tha se aleati i NATO-s, Franca po bën përpjekje për të rritur praninë e Rusisë në Libi.

1446327
“Paratë për armët e Haftarit i paguan Abu-Dabi, ndërsa Franca i jep ato”

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu tha se aleati i NATO-s, Franca po bën përpjekje për të rritur praninë e Rusisë në Libi.

Çavusoglu mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin hungarez të Jashtëm dhe të Tregtisë së Jashtme Peter Szijjarto, i cili vizitoi kryeqytetin Ankara.

Në përgjigje në një pyetje në lidhje me zhvillimet në Libi, ministri Cavusoglu bëri të ditur që Turqia që nga fillimi i procesit dha mbështetje për të arritur paqen në këtë vend dhe tha se “Ajo është vendi që kontribuon më së shumti në procesin politik”.

Duke vënë në dukje se Turqia bashkëpunon me qeverinë legjitime shefi i diplomacisë turke tha: “E gjithë bota e di se ekuilibri është arritur falë bashkëpunimit tonë dhe u parandalua që lufta në Tripoli të kthehet në luftë rruge”.

Çavusoglu bëri të ditur se Franca, e cila kritikon Turqinë, mbështetë “qeverinë pirate”, pra Haftarin, ndërsa vijoi me këto fjalë: “A është e sinqertë Franca? Jo. Ajo thotë se nuk i dha armë dhe mbështetje Haftarit. Por, e vërteta dhe raportet janë në shesh. Paratë (e armëve) i paguan Abu-Dabi, por armët i jep Franca. NATO-ja Rusinë e shikon si kërcënim, por Franca punon për rritjen e pranisë së Rusisë në Libi. Franca, e udhëhequr ose jo nga Macron-i, është aty vetëm për interesat dhe ambiciet e veta me një botëkuptim shkatërrues. Në të vërtetë duhet të kritikohen Macron dhe qëndrimi i Francës. Fillimisht të jenë të sinqertë, transparent e pastaj të kritikojnë Turqinë. Një sulm i tillë ndaj Turqisë nuk sjellë dobi as në politikën e brendshme e as vetës së tij, shpresojë të ketë nxjerrë mësim nga kjo”.

 


Lajme të ngjashme